Maqedonia e Veriut pret ditën e sotme mbërritjen e 10 mijë vaksinave Pfizer që janë porositur më parë.
Maqedonia e Veriut ka filluar vaksinimin masiv, ndërkohë përgjatë muajit prill, autoritetet kanë bërë të ditur se janë në pritje edhe të një sasie tjetër prej, 200 mijë vaksinash kineze.
Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë vaksinuar 35 mijë qytetarë, 13 mijë prej të cilëve janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca prej të cilave ka në dispozicion edhe 10 mijë. Me Sputnik V janë vaksinuar mbi 5 mijë qytetarë kurse me sinovaks rreth 1 mijë.E.L/abcnews.al/