Renova po lufton fort për të evituar rrëzimin nga kategoria në Maqedoninë e Veriut, teksa sot mori tre pikë jetike në shtëpi. Skuadra nga Tetova mposhti 2-1 Sileksin, një rival për mbijetesën.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe shënuan të dy golat e fitores në pjesën e parë. Shefit Shefiti zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Fatjon Jusufi realizoi golin e qetësisë.
Ekipi mik reagoi në fraksionin e dytë të takimit, por shkurtoi diferencën me anë të Ivan Galevskit vetëm në minutën e fundit. Në fund 2-1 dhe Renova që feston marrjen e tre pikëve. /abcnews.al
Maqedonia e Veriut, java e 28-të
Renova-Sileks 2-1
(Shefiti 12′, Jusufi 38′ / Galevski 90′)