Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve do të vizitojë disa qendra votimi, bashkë me kolegë të tjerë nga shtetet e BE.
Ai shkruan se qytetarët e Shqipërisë do të inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar masat anti-COVID.
“Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.
Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca./mv.abcnews.al
Together with many #EU??Member States’ colleagues I will be visiting a large number of polling stations on #ElectionDay. We encourage the citizens of #Albania??to exercise their right to vote while respecting all measures against #COVID19.
The EU??is standing by??!#TeamEurope https://t.co/5cx9YRqCoT— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) April 16, 2021

