Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë ngelur të plagosur në Indianapolis të SHBA-së pas të shtënave me armë zjarri.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja është konfirmuar nga policia amerikane, ku dëshmitarët thanë se dëgjuan disa të shtëna me armë në një objekt të FedEx.
Sipas mediave bëhet me dije se një person ka qëlluar me armë tip automatik drejt një turme me njerëz duke plagosur dhe vrarë disa persona, më pas është vetëvra.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje, apo kush fshihet pas saj.e.su./abcnews.al