Të lidhura në bark dhe ndajnë të njëjtat organe gjenitale, lindin binjaket e pazakonta në Indi

schedule21:43 - 15 Prill, 2021

schedule 21:43 - 15 Prill, 2021

Dy binjakë të rrallë të bashkuar me dy koka, tre krahë dhe një trup të përbashkët kanë lindur nga një çift fermerësh në Indi.

Dyshja ka thënë se nuk mund të përballojnë operacionin “shpëtues” për vajzat e tyre.

Ambika Parida, 32 vjeçe, nga Kendrapara në shtetin lindor indian të Odisha, nuk e dinte se ajo mbante binjakë të bashkuar derisa mjekët në një shtëpi private kryen operacionin cezarian për të lindur foshnjat.

Vajzat, të lindura të hënën, janë të lidhura në bark dhe ndajnë të njëjtat organe gjenitale, si dhe një krah të tretë që del nga mes dy kokave të tyre.

Debasish Sahu, pediatri në spitalin e Kendrapara, ka thënë se binjaket kanë shumë pak mundësi për të mbijetuar dhe të zhvillojnë një jetë normale në një gjendje të tillë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!