Elena Kocaqi: Nëse jam anti-greke jam dhe anti-shqiptare

schedule21:18 - 28 Shtator, 2018

schedule 21:18 - 28 Shtator, 2018

Kohët e fundit portalet kanë shkruar rreth asaj që ka folur historiania Elena Kocai për grekët, madje fjalët e saj kanë shkuar deri në shtetin gfqinj duke e quajtur antigreke.

Në “Provokacija” nga Mustafa Nano ishte e ftuar pikërisht historiania Kocaqi, e cila tha se nuk është antigreke. Sipas saj grekët dalin në sheekullin e 19-të.

Elena Kocaqi: Vetëm anti-greke që nuk jam. Unë në tezat e mia them që grekët dhe shqiptarët kanë të njëjtën prejardhje që është pellazge dhe nëse jam anti-greke jam dhe anti-shqiptare”.

Mustafa Nano: “Por ti thua që nuk ka grekë fare, janë të gjithë shiptarë”?

Elena Kocaqi:Në këtë prizmin modern sepse në fakt grekë në shekullin e 19-të del si shtet sepse nuk ka pasur ndonjëherë, kështu që nuk mund të flasim sepse ka disa koncepte. Nuk duhet ngatërruar shteti me etninë sepse ka disa teori të ndryshme për këto”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!