Çfarë fshihet pas konfliktit në Ukrainën Lindore?

schedule14:49 - 15 Prill, 2021

schedule 14:49 - 15 Prill, 2021

USNews

Vazhdojnë të rriten tensionet në Ukrainën lindore, pas shkeljes së një armëpushimi dhe vendosjes së trupave ushtarakë rus pranë kufirit të saj me rajonin.

Ukraina dhe Perëndimi kanë shprehur shqetësimin  për vendosjen e trupave ruse dhe i kanë kërkuar Moskës t’i tërheqë ato.

Rusia ka argumentuar se është e lirë të vendosë trupa ushtarakë në territorin e saj dhe paralajmëroi ashpër qeverinë në Kiev kundër përdorimit të forcave për të rimarrë kontrollin e territorit të okupuar  nga rebelët në lindje, ku më shumë se 14,000 njerëz kanë vdekur në shtatë vite lufte.

Por cila është origjina e konfliktit?

Ukraina ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij në 1991, dhe që atëherë Rusia është përpjekur të ketë nën kontroll fqinjin e saj. Konflikti separatist në zemrën lindore të Ukrainës, i njohur si Donbas, për Pellgun e Donetsk, shpërtheu në Prill 2014.

Konflikti ndodhi disa javë pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë pas rrëzimit të një presidenti miqësor të Moskës nga një kryengritje popullore në Kiev.

Rebelët e armatosur në rajonin lindor kryesisht rusishtfolës pushtuan ndërtesat qeveritare dhe shpallën “republikat popullore” në Donetsk dhe rajonet Luhansk, dhe batalionet ushtarake ukrainase u zhvendosën për të shuar trazirat.

Ukraina dhe Perëndimi thanë se Rusia dërgoi trupa dhe armë në lindje për të mbështetur separatistët, raporton abcnews.al

Moska i ka mohuar këto pretendime.

Mes luftimeve, një avion i Malaysia Airlines që udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua  më 17 korrik 2014, mbi Ukrainën lindore, duke shkaktuar 298 viktima. Prokurorët Holandezë pretendojnë se u qëllua nga një raketë ruse nga një zonë e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Rusia mohoi çdo përfshirje.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosën sanksione ndaj Moskës për aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen e saj për separatistët. Kufizimet bllokuan hyrjen e Rusisë në tregjet globale. Rusia u hakmor duke ndaluar shumicën e importeve të ushqimit nga perëndimi.

A ka pasur përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje paqeje?

Pas disfatave ushtarake të Ukrainës, Franca dhe Gjermania ndihmuan në ndërmjetësimin e një marrëveshje paqeje që u nënshkrua në Shkurt 2015 në kryeqytetin Bjellorus të Minsk.

Marrëveshja ishte një grusht shteti diplomatik për Rusinë, duke e detyruar Ukrainën t’u jepte autonomi të gjerë rajoneve rebele dhe të shpallte një amnisti për ta.

Sipas marrëveshjes, Ukraina do të rimerrte kontrollin e plotë të kufirit të saj me Rusinë në territoret e kontrolluara nga rebelët vetëm pasi  të zgjidheshin udhëheqësit vendorë dhe legjislaturat, raporton abcnews.al

Shumë persona në Ukrainë e panë marrëveshjen si një tradhti të interesave kombëtare dhe e kundërshtuan atë. Marrëveshja e Minskut i dha fund armiqësive në shkallë të gjerë, por konfliktet sporadike kanë vazhduar më gjatë dhe përpjekjet për një zgjidhje politike janë bllokuar.

Zyrtarët ukrainas vazhdimisht kanë bërë përpjekje për rishikimin e marrëveshjes në Minsk, thirrje që Rusia i ka hedhur poshtë.

Marrëveshja e fundit  e paqes

Ndërsa separatistët i kanë kërkuar Rusisë të përfshijë territoret rebele, Moska e ka injoruar kërkesën – duke nënkuptuar që ato rajone lindore  do të ndihmonin që Ukraina të tërhiqej nga orbita e Rusisë dhe të prishte aspiratat e Kiev për t’u bashkuar me NATO dhe BE.

Rusia u ka dhënë shtetësinë e saj më shumë se 600,000 personave  në rajonet e kontrolluara nga rebelët.

Volodymyr Zelenskyy u zgjodh president i Ukrainës në prill 2019 pas premtimeve se do ti jepte fund luftimeve dhe do të eliminonte korrupsionin endemik në vend.

Në dhjetor 2019, udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Paris dhe konfirmuan angazhimin e tyre për marrëveshjen e paqes të 2015, por deri nuk është arritur në një zgjidhje politike.

Pse janë rritur tensionet përsëri?

Mungesa e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit ka nxitur tensione të reja. Autoritetet ukrainase kane deklaruar se shkeljet  armëpushimit janë bërë më të shpeshta javët e fundit, me gati 30 ushtarë të vrarë këtë vit.

Ata akuzuan Rusinë për nxitjen e tensioneve duke vendosur 41,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën lindore dhe 42,000 në Krime, ku Rusia ka një bazë të madhe detare.

SHBA dhe NATO deklaruan se vendosja e trupave ruse është më i madhi që nga viti 2014. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se vendosja e trupave në tre javët e fundit ishte pjesë e stërvitjeve  në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si kërcënime nga NATO, raporton abcnews.al

Zyrtarët e Kremlinit e kanë paralajmëruar  Kievin kundër përpjekjeve për të përdorur forcat ushtarake për të rimarrë kontrollin në  lindje, duke thënë se Rusia mund të detyrohet të ndërhyjë për të mbrojtur civilët nëse ndihen të kërcënuar.

Në një telefonatë të martën me Putin, Biden e nxiti atë të “de-përshkallëzojë tensionet”. Shtëpia e Bardhë tha se Biden “theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.” Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!