Instagrami ka kërkuar falje pas një gabimi me algoritmin e saj për të promovuar përmbajtje dietash te përdoruesit me çrregullime të të ngrënit.
Funksioni i kërkimit në aplikacion rekomandoi automatikisht terma duke përfshirë “shtypës të oreksit” dhe “agjërim” për disa njerëz.
Pas reagimeve të ashpra nga aktivistët e çrregullimeve të të ngrënit, platforma e mediave sociale tha se termat e dëmshëm tani janë hequr.
Një nga zëdhënësit e Facebook, i cili zotëron dhe Instagram tha për BBC se ky ishte një gabim dhe problemi u zgjidh të hënën./e.b-abcnews.al