2700 pacientë çdo vit preken nga infarkti. Mjekët kardiologë ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të personave që shfaqin probleme me zemrën, ndërkohë që apelojnë për diagnostikim të hipertensionit e diabetit.
Ushqehuni shëndetshëm dhe jeni sa më aktiv që të mos keni probleme me zemrën. Në prag të ditës botërore të zemrës, mjekët ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të qytetarëve që shfaqin probleme kardiovaskulare. Në regjistrat shëndetësore në vend mbi 80 mijë persona figurojnë me sëmundje të ndryshme të zemrës, ndërkohë që 2700 pacientë regjistrohen çdo vit me infarkt të miokardit. Shkaqet mbeten kequshqyerja, konsumi i duhanit dhe alkoolit, por edhe mosdiagonstikimi i hipertensionit e diabetit.
Artan Goda, shef i Shërbimit të Karidologjisë, QSUT: “Sigurisht është rritur shumë sepse edhe koshienca e popullatës është shtuar, besimi mbi sistemin është shtuar dhe natyrisht janë shtuar dhe të sëmurët që kërkojnë të përfitojnë nga ky besim. ”
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: “Lajmi i mirë sot është që vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës nuk është rritur në Shqipëri. Sigurisht, kjo në sajë të të gjithë përpjekjeve që qeveria shqiptare ka bërë. Në kuadër të vendosjes në fokus të disa programeve qoftë programit të parandalimit dhe qoftë të të gjithë programeve të suportit sa i përket trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare.”
20% e grupmoshës nga 35 deri në 70 vjeç që kanë kryer vitin e fundit kontrollin mjeksor bazë rezultojnë me riks të lartë për sëmundjet karidiovaskulare. Ndersa tek 34 % e tyre rreziku paraqitet i moderuar./abcnews.al