Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm të premten, duke ngritur alarmin për një cunam të mundshëm. Lëkundjet ishin të magnitudës 7.5 ballë dhe ranë në ishullin Sulawesi. Sipas autoriteteve nga tërmeti vdiq një person, u plagosën disa të tjerë dhe u shkatërruan disa shtëpi.

Ndërkohë një seri tërmetesh në Korrik dhe Gusht vranë rreth 500 njerëz në ishullin e Lombok-ut, qindra kilometra larg Sulawes-it. Indonezia është pjesë e Unazës së Zjarrtë të Paqësorit dhe goditet vazhdimisht nga tërmetet.
Në 2004-n, një tërmet i fuqishëm shkaktoi Cunami në oqeanin Indian dhe vdiqën rreth 226.000 persona në 13 shtete të ndryshme, por më shumë se 120.000 mbetën të vrarë në Indonezi./abcnews.al

