Në Italia gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 16168 persona me covid-19, ndërsa në të gjithë vendin janë kryer 334,766 tamponë. Kujtojmë se një ditë më parë në të gjithë Italianë u infektuan 13 447 persona.
Sipas Autoriteteve Shëndetësore në Italia, kanë humbur jetën për shkak të covid-19, 469 persona të cilët ishin të infektuar. Të martën humbën jetën 467 pacientë. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Italia kanë humbur jetën 115557 persona.
Nga ana tjetër janë 20,251 të rikuperuar ndërsa 3,490 pacientë janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv. E.L/abcnews.al/


