Reperja më “IN” e momentit, Tayna është një besimtare myslimane, e cila ka vendosur të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit.
Ka qenë vetë ajo që e ka zbuluar këtë vendim përmes një postimi në Instastory, duke thënë se nuk e di arsyen pse njerëzit shokohen kur i tregon.
“Njerëzit po shokohen kur i them se agjëroj. Më pëlqen ta shoh këtë”, ka shkruar Tayna duke qeshur.
Kujtojmë që artistja ka sjellë para pak ditësh projektin e ri “WTF”, një bashkëpunim me reperen britanike Ivoriana Doll, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku./abcnews.al