Pas agjerimit…drejt Shqipërisë/ Fluks qytetarësh të Kosovës në Morinë

schedule11:22 - 13 Prill, 2024

schedule 11:22 - 13 Prill, 2024

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke rikthyer edhe njëherë lëvizjet e munguara gjatë muajit të Ramazanit.

Për shkak të agjerimit, gjatë këtij muaji lëvizjet në e qytetarëve u reduktuan ndjeshëm.

Ne piken e perbashket kufitare, policia punoi me proceduren e kalimit te kufirit pa kontrolle pergjate fundjaves sipas marreveshjes nderqeveritare.

Vetem ne oret e para te dites, permes pikës kufitare të Morinës ne territorin e Shqiperise kanë hyrë me shume se 7 mije qytetare me rreth 4100 automjete./abcnews.al