“Do të hapim rrugën drejt BE-së”, Basha: Qindra socialistë të ndershëm po i bashkohen ndryshimit

schedule16:55 - 14 Prill, 2021

schedule 16:55 - 14 Prill, 2021

“25 prilli është dita e ndryshimit për Shqipërinë”, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit të tij me banorët e Paskuqanit.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati deklaroi se kryeministri Edi Rama në këto 8 vite ka rrënuar ekonominë dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndërsa shtoi se qindra socialistë të ndershëm i janë bashkuar thirrjes për ndryshim.

Lexo edhe: Basha në Paskuqan, socialisti gris teserën e PS-së dhe i bashkohet PD-së

“Shqiptarët janë më bashkuar se kurrë. Kam takuar qindra socialistë të ndershëm që po i bashkohen ndryshimit. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. I drejtohem socialistëve të ndershëm me të njëjtat fjalë që i jam drejtuar demokratëve në gjithë këto vite.

Çmimi i naftës është rritur njësoj, papunësia është rritur njësoj si për socialistët si për demokratët. Ndryshimi do të sjellë zgjidhje, ndryshim do të thotë integrim.

Ne do të hapim rrugën drejt BE-së. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë. Le ta bëjmë këtë bashkim të madh një energji të pandalshme me 25 prill. Sepse vetëm ju mund ta sillni ndryshimin duke votuar numrin 9”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Për tetë vite me radhë kam qenë në rrugët tuaja, në shtëpitë tuaja, në familjet tuaj dhe në sipërmarrjet e kësaj zone. Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra të Paskuqanit për tetë vite me radhë kam parë, e kam dëgjuar për vuajtjet dhe dhembjet e prindërve, për pamundësinë e fëmijëve të Paskuqanit.

Kemi shkelur derë më derë me një përpjekje mbi njerëzore për ta mbajtur gjallë shpresën, për ti mbajtur këtu fëmijët tanë e fatkeqësisht tetë vite. Tetë vite të gjata, dimri më i gjatë politika që ka kaluar Shqipëria, e ka shkatërruar ekonominë tonë, i ka larguar të rinjtë në emigracion dhe tani po troket në derë me të vetmen ofertë që ky dimër tetë vjeçar të vazhdojë edhe katër vite të tjera. Cila është përgjigja e Paskuqanit? A mundet njeriu që premtoi uljen e taksave për ju dhe i rriti taksat tetë vite me radhë tre vijë dhe t’ju kërkojë edhe katër vite të tjera.

A mundet që ai që nënshkroi pak metra që këtej legalizimin e të gjithë shtëpive falas e që sot ka shkatërruar me dhjetëra e ,me mijëra banesa ka larguar fëmijët pesë vjeç me gaz lotsjellës për t’iu hapur rrugë pritjeve të tij të babëzisë të vijë përpara jush dhe të kërkojë edhe katër vite të tjera? A mundet? Jo, sigurisht që jo dhe kjo është arsyeja sepse nuk përballet dot me shqiptarët. Kjo është arsyeja pse nuk përballet dot me njerëzit.

Kjo është arsyeja pse gjithë këto javë dhe këto ditë që i kanë mbetur  bredh nëpër Shqipëri vetëm e vetëm që mos ti japë përgjigje pyetjes se çfarë bëre tetë vjet, ku i ke premtimet, ku i ke 300 mijë vendet e punës, ku e gjen shëndetësinë falas, ku i ke legalizimet falas. Kjo është arsyeja e vetme pse refuzon debatin që është e drejta juaj, është e drejtat e çdo qytetari të Evropës, debati politik me kundërshtarin sepse sado që trash zërin prapa kamerave ai është një burracak që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përpallet.

Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, ka frikë përballjen me banorët e Gjirokastrës të Shkodrës, të Korçës e të Durrësit. Ka frikë të përballet me nënat shqiptare të cilëve jua çoji fëmijët në emigracion. Ai nuk asnjë përgjigje e natyrisht nuk ka asnjë zgjidhje. Kur ke pasur tetë vjet pushtetin dhe nuk ke bërë asgjë si mund të dalësh përpara qytetarëve dhe të kërkosh edhe katër vite të tjera. Jo, kurrë.

Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë. Dje në Durrës, sonë në Elbasan dhe tani në Paskuqan kam takuar socialistë të ndershëm, Petritin, Nazmiun , qindra socialistë që po i bashkohen ndryshimit sepse ndryshim kërkon Shqipëria sot, të etur për ndryshim janë jo vetëm banorët e Paskuqanit dhe të Kazmës, janë banorët e Tiranës dhe të Durrësit, të mëdhenj e të vegjël nga jugu në veri.

Dhe 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. I drejtohem mijëra socialistëve të ndershëm me të njëjta fjalë që ju drejtova Petrit dhe Nazmiut, me të njëjta fjalë që i jam drejtuar më ç’është e vërteta demokratëve jo tani në fushat për gjithë këto vite. Mos kujtoni, mos kujtoni se ata nuk e ndiejnë vuajtjen dhe dhimbjen që kanë shkaktuar 8 vite dështime.

Njësoj si ju edhe ata i përcjellin fëmijët në emigracion, çmimi i naftës është rritur njësoj si për ju ashtu dhe për ata, taksat janë rritur njësoj, papunësia është rritur njësoj, njësoj e ndiejnë vuajtjen një popull i bashkuar nga vuajtja dhe dhimbje 8 viteve dështim. Por tani një popull i bashkuar nga nevoja për ndryshim. Ndryshim do të thotë zgjidhje. Zgjidhjet fillojnë me ekonominë, me punësimin, me arsimin e fëmijëve tanë që ti mundësojnë një punë me pagë dinjitoze këtu për të ndalur plagën e emigracionit. Ndryshim do të thotë integrim, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ashtu si hoqëm vizat për shqiptarët, ne do ta rihapim rrugën drejtë Bashkimit Europian. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë, aleancën për ndryshim dhe socialistë të zhgënjyer dyfish sepse ata e besuan dhe votuan dhe sot vuajnë njësoj  si të tjerët. Ndaj le ta bëjmë këtë bashkim të madh, një energji të pandalshme më 25 prill.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!