Aktori i njohur për rolin e Kevin në filmin “I vetëm në shtëpi”, është bërë baba për herë të parë. 40-vjeçari Macaulay Culkin dhe partnerja e tij, aktorja Brenda Song, kanë mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të tyre më 5 prill.
Mirëpo, vetëm këtë të hënë, u mësua nga të gjithë lajmi i bukur dhe shpërthyen urimet nga fansat. Çifti kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Dakota Song Culkin, për nder të motrës së ndjerë të Culkin.

Kujtojmë që Brenda dhe Macaulay u takuan për herë të parë në setin e “Changeland” në 2017-ën./abcnews.al

