Akuzuesja e të zgjedhurit të Trump dëshmon në Senat

schedule20:09 - 27 Shtator, 2018

schedule 20:09 - 27 Shtator, 2018

Gruaja që akuzoi e para për agresion seksual të zgjedhurin e presidentit Trump për drejtimin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se kishte patur frikë mos e vrisnin.

Christin Bllejsi Ford ka dëshmuar të enjten në Senatin amerikan, ku e emocionuar ka folur për ngjarjen e ndodhur 36 vjet më parë.

“Bret Kavanah më kapi me duar dhe u përpoq të më zhvishte, por e pati të vështirë pasi ishte i dehur. Bashkë me të ishte dhe miku i tij Mark Xhaxh dhe të dy qeshnin e argëtoheshin gjatë agresionit. Mendova se donin të më dhunonin dhe u përpoqa të kërkoja ndihmë”, ka treguar Ford.

Ajo ka shtuar se në atë moment, Kavanah ia kishte zënë gojën me dorë.

“Kjo ishte ajo që më tmerroi më shumë dhe ka patur impaktin më të rëndë në jetën time. Mendova se ndoshta pa dashje Bret do të më vriste”, ka vijuar rrëfimin e saj Ford./abcnews.al