Dy makina janë përplasur pasditen e së martës në Përrenjas e për pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre rëndë. Makinat e përfshira në aksident janë një “Benz” dhe një fuoristradë e cila ka përfunduar jashtë rrugë.
Të plagosurit janë Lulzim Skura 32 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Elbasanit, Muhamet Çela 69 vjeç, Astrit Belba 44 vjeç, Armenda Iljazi 46 vjeç dhe Mevlud Iljazi 47-vjeç. Armenda Iljazi ndodhet në gjendje kome si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga aksidenti.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.Po punohet për zbardhjen e rrethanave. sb/abcnews.al/