“O e zeza…”, mbërrijnë tek Trauma dy policët e plagosur dhe autori i sherrit në Mamurras

schedule17:32 - 13 Prill, 2021

schedule 17:32 - 13 Prill, 2021

Tiranë- Kanë mbërritur në spitalin e Traumës dy efektivët e plagosur si dhe autori që dyshohet se ka nisur konfliktin e ndodhur pasditen e sotme të Mamurras.

Fillimisht në spitalin e Traumës ka mbërritur i plagosuri Nikollë Vorfi, ndërsa disa minuta më vonë edhe dy efektivët e policisë. Ndërkohë familjarët e të plagosurve në videon e siguruar nga ABC dëgjohen teksa qajnë në ambientet e jashtme të spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit ku disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë, i identifikuar si David Magani, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, pikërisht  Nikollë Vorfin, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është Ilir Zeka njëri prej efektivëve të policisë që ka mbetur i plagosur aksidentalisht nga kolegu i tij

 

Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Ndue Zefi dhe Gjon Fufi me precentë të mëparshëm, ndërsa pritet arrestimi i David Maganit policit që qëlloi me armë.

Por si ndodhi ngjarja?

Patrulla e tre efektivëve  kanë tentuar që të ndalojnë dy të rinjtë që udhëtonin me makinën  e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme dhe kishin kaluar kundravajtje. Në momentin që kanë kaluar policinë, ata nuk kanë ndaluar, në këtë kohë patrulla është vënë në ndjek të tyre duke mundur ti ndalojë në qendër të Mamurrasit. Të rinjtë kanë hapur krahun dhe kanë ndaluar, më pas është afruar edhe patrulla e policisë. Brenda makinës kanë qenë dy persona, por sapo kanë parë që janë ndaluar nga policia, rreth 5-6 persona të tjerë janë afruar pranë të rinjve.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, bën të ditur se në këtë moment Nikollë Vorfi ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke goditur njërin prej tyre me sende të forta. Pas kësaj një nga efektivët e policisë ka hapur zjarr duke e plagosur në këmbë, por të plagosur kanë mbetur edhe dy kolegët e tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al/