Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Socialistët po bashkohen me demokratët sepse duan ndryshimin

schedule17:13 - 13 Prill, 2021

schedule 17:13 - 13 Prill, 2021

“Socialistët po bashkohen me demokratët sepse duan ndryshimin”, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim të zhvilluar në Vilë Bashtovë me të rinjtë dhe qytetarë të kësaj zonë.

Basha u zotua se brenda 100 ditëve të parë kur të vijë në pushtet ai dhe ekipi i tij do të bëjnë të mundur hapjen e negociatave me BE-në.

“Ne kemi synim ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së dhe kjo do të garantojë që askush të mos e marrë më peng familjen tuaj, qytetin , fshatin, fermerin apo sipërmarrësin shqiptar. Kjo do të garantojë fonde që arsimi shqiptar të prodhojë profesionistë. Kështu do të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Ky është cikli i ndryshimit që ne do të sjellim së bashku”, tha Basha.



Ai gjithashtu theksoi se vetëm duke votuar numrin 9 do të vijë ndryshimi, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të dalin të votojnë.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës Lulzim Basha:

“Disavatazhi i studentëve është se sistemi shqiptarë ka mbetur në vendnumëro për 8 vite me radhë. Ata që vijnë nga jashtë kanë përfituar nga metoda të reja që përshtaten me tregun e ri të punës. E gjithë bota po ndryshon. Tregu i punës në botë po ndryshon, tregu i punës në Europë po ndryshon.

Ndryshimi kryesorë vjen nga globalizimi, pra, nga aftësia për të komunikuar shumë më mirë midis shteteve edhe në kuptimin ekonomikë dhe nga digjitalizimi. Dhe kjo po dikton një revolucion ekonomikë nga i cili po përfitojnë shumë vende në veçanti vendet në zhvillim.

Po trajnojnë rinin që të përgatitet për këtë ekonomi të re në qoftë se mund ta quaj kështu. Dhe nga ana tjetër europianët, amerikanët, korporatat e mëdha duan dhe kërkojnë që të zhvendosin investimet në Shqipëri siç po i zhvendosin në Ballkan. Cila është arsyeja që Serbia ka 40 mijë të rinj të punësuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe ne i numërojmë me qindra dhe ata janë punësuar jo për meritë por për kundër presionit të qeverisë.

Cila është arsyeja që gjermanët kanë investuar 10 herë më shumë në Maqedoninë e Veriut me një popullsi më të vogël, me një vend pa akses në det, pa akses në porte sesa në Shqipëri? Arsyeja është keqqeverisja. Që do të thotë se vendi i ka të gjitha mundësitë dhe ju i keni të gjitha mundësitë. Ne do të bëjmë të mundur që çdo student dhe studente shqiptare të bëjë praktikë gjatë kohës që studion, të bëjë praktikë pasi përfundon studimet.

Në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian i cili ka rezervuar 26 miliard euro për rininë e Ballkanit. Ne do të mundësojmë për ty dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tu të trajnoheni në të paktën 20 profesione që i përshtaten ekonomisë së re nga teknologjia e informacionit tek kompjuterët pra, nga inxhinieria tek administrimi i biznesit, tek ekonomia dhe në këtë mënyrë të jeni të gatshëm për tu punësuar  në investime perëndimore dhe investime të vendit, me paga të larta. Po marr shembullin e teknologjisë së informacionit, ku pagat fillojnë nga 800-900 Euro dhe përfundojnë 3000 euro.

Paga më të larta sesa deputeti, ministri apo edhe vetë Kryeministri apo Presidenti. Si do ta bëjmë këtë të mundur? Së pari, duke sjellë një klimë miqësore për biznesin, duke ulur taksat, taksat e larta i morën frymën ekonomisë por, po kështu larguan investitorët. 9% taksa e sheshtë për tatim-fitimin, 9% taksa mbi të ardhurat personale për ata mbi rrogën minimale, ulja e sigurimeve shoqërore 18%, ulja e çmimit të naftës me 24 lekë/litër, ulja e çmimit të energjisë.

Për prodhimin do të bëj të mundur që këtu të vijnë më shumë investime dhe në vend të një cikli humbës ku rriten taksat, bie biznesi, bie punësimi, bie konsumi, rritet mjerimi, rritet emigracioni që është e vërteta e 8 viteve të Edi Ramës, ne do të ndërtojmë një cikël pozitiviteti dhe rritjeje, ku rriten investimet, rritet punësimi, rriten të ardhurat e Shqiptarëve, rritet konsumi dhe ky cikël do të sjellë mirëqenie të rritur për të gjithë sektorët. Do të sjellë po kështu edhe mundësinë e shtetit për të ndihmuar ata që nuk konkurrojnë dot vetë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, duke rritur pensionet, duke rritur mundësinë për ti ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, duke rritur në tërësi aftësinë e shtetit për të ndihmuar kur shqiptari është në hall, fjala bie me shëndetësinë, me rimbursimin e barnave. Ky pra është cikli i pozitiviteti.

Dhe për rininë e arsimuar në Shqipëri hapi i parë do të jetë ofrimi i pesë gjuhëve të huaja, të paguara nga qeveria e ardhshme, në një platformë amerikane, ku do të mësoni anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht, dhe ofrimi i 20 profesioneve po kështu online. Në këtë moment do të bashkohen 2 kolona të cilat mundësojnë, në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi atë që nuk ndodh sot në Shqipëri.

Kolona e parë është një klimë miqësore për biznesin pa të cilin nuk vjen dot investitori, se  investitori do garanci që të derdhi paratë e tij. Dhe nga ana tjetër nuk mjafton vetëm garancia, do të dijë edhe nëse ka njerëz të aftë për të bërë detyrat, për të bërë punët, pra të zanatit.

Qofshin këta inxhinierë të kompjuterëve, qofshin hidraulikë, qofshin elektricistë  e kështu me rrallë.

Dhe ne do ta bëjmë këtë të mundur përmes kësaj reforme që ju nuk do t’ju nxjerr nga universiteti me një letër në xhep, por do t’ju nxjerr profesionistë që gjysmën e kohës do ta harxhoni me praktikë dhe në  fund të universitetit kështu do t’ju ofrohet një praktikë e paguar nga qeveria.

Do të konkurroni pra denjësisht dhe me të njëjtat kushte me bashkëmoshatarët tuaj që kanë pasur shansin të studiojnë në perëndim.

Dhe do të jeni fuqia dhe motori i zgjimit ekonomik kombëtarë që do të sjellë ndryshimi me 25 prill duke votuar numrin 9”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!