Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetin social “Facebook’ një video të shkëputur nga takimet elektorale me qytetarët.
Mesazhi i kryedemokratit është i qartë, ndërsa shprehet se ora e ndryshimit po vjen dhe se këtë ndryshim që sipas tij pritet të ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit, ai e sheh të pranishëm tek çdo qytetar.
“Ora po afron, dita po afron…Dhe vota juaj do të sjellë ndryshimin për familjet tona dhe unë do të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet , por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit. Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin sepse ndryshimi është në zemrat e çdo shqiptari”, shkruhet në video-mesazhin e publikuar nga Basha.
/abcnews.al/