Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë Lavdrim Tufën, 37 vjeç, i dënuar më parë për vrasje.
Sipas informacioneve, ai i ka kërkuar shumën prej 90.00 eurosh duke e kërcënuar administratorit të një firme private me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj një 50-vjeçari italian.
Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë edhe F.Sh, 37 vjeç, pasi ka pasur dijeni për rastin dhe nuk e ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe P. E., 50 vjeç, banues në Itali e A. G., 49 vjeç, banues në Durrës dhe po punohet për kapjen e tyre.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Tufës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb.
Lavdrim Tufa është dënuar për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama, i njohur ndryshe si “Miri i Xhikes”. Kjo ngjarje ka ndodhur më 29 Mars të vitit 2003 në kompleksin “Katodrom 2000”.
Në vitin 2006, ai u dënua më burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por më pas në vitin 2009 çështja i kaloi Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi me 29 vite burg.
Në Prill të vitit 2015, Tufa u lirua me kusht. Atij i kishin mbetur dhe 1 vit, 8 muaj e 10 ditë burg pa vuajtur. Sipas gjykatës, Lavdrim Tufa nuk duhet të kryente vepër tjetër penale brenda një afati prej 4 vitesh dhe duhej të paraqitej në Shërbimin e Provës.
/abcnews.al

