Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në meshën e dorëzimit të eshtrave të shenjtorit Shën Joan Vladimirit në një kishë në Elbasan.
Rama e ka cilësuar si çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë.
“Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, falë nxitjes këmbëngulëse të Evisit e Taulantit, në mbështetje të komunitetit e të autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare,” shkruan Rama. /abcnews.al