Superiorja i lë radhën gjysmëfinaleve, Kupa e Shqipërinë në “linjë” të mërkurën

schedule10:20 - 12 Prill, 2021

schedule 10:20 - 12 Prill, 2021

Superiorja mbylli dje fazën e tretë, ndërkohë që të mërkurën do të përcaktohen skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet do të luhen prej orës 16:00 dhe dytë janë në Durrës dhe Shkodër.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të përballen Vllaznia dhe Laçi, ekipe që u ndeshën edhe të shtunën në kampionat dhe sfida u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët kërkojnë fitoren e parë me Laçin, që do të përkthehej edhe me kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Edhe kurbinasit e kanë të njëjtin objektiv, pavarësisht se luajnë në transfertë. Në kampionat ata ia kanë dalë një herë të fitojnë me Vllazninë dhe do mundohen të përsërisin vetveten. Takimi tjetër, në “Niko Dovana”, ka favorite Teutën.

Durrsakët përballen me Skënderbeun që lufton për mbijetesë. Gjithsesi trajneri Edi Martini dhe futbollistët e tij e dinë se nuk do të jetë një betejë e lehtë, ndaj edhe do të japin maksimumin të shkojnë në finale dhe të mbrojnë trofeun që e fituan vjet duke mundur Tiranën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!