Kjo e hënë nis me orë të re policore ku ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 do të shtyhet me dy orë deri në orën 22:00.
Një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhje me Komitetin teknik të Ekspertëve ka theksuar se duke analizuar përmirësimin e situatës javët e fundit kanë vendorur që ora e re policore të jetë nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit
Gjithashtu pas më shumë se dy muajsh mbyllje, për shkak të përmirësimit të situatës pandemike në Britaninë e Madhe është vendosur dhe hapja e fluturimeve me këtë shtet.
“Kjo e hënë është afati i fundit i masave të reja shtrënguese anti-COVID të vendosura nga Komiteti Teknik, ku ora policore fillon në 20:30 deri në 06:00.“Komiteti ka vendosur sot; Të zgjasë orën e lejuar të qarkullimit të qytetarëve nga 20:00 në 22:00 nga dita e nesërme, 12 prill. Po kështu zgjatet me 2 orë edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve. Por e theksoj se nuk ndryshon asgjë nga protokollet e sigurisë.
Do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat. Masa fillon nga dita e hënë. Impkati do të monitorohet në vazhdimësi për një periudhë 2 javore. Gjithashtu Komiteti ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Britaninë. Kemi pasur edhe një arsye tjetër që na ka motivuar në vendimin tonë, lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë që nis në 13 prill.
Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar,” ka thënë Manastirliu.e.su./abcnews.al