Rey Manaj ka si specialitet të shënojë në portën e kundërshtarit, por ndodh që ta bëjë këtë edhe në të tijën e të dëmtojë skuadrën e tij.
Sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar në portën e Barcelona B në ndeshjen që katalanasit po luajnë ndaj Ibiza. Bomberi i kombëtares nuk arriti të koordinohet mirë dhe devijimi i tij me kokë përfundoi në rrjetë.
Një gabim i sulmuesit të kombëtares sonë, që po i kushton Barcelonas B deri më tani. Manaj ka shënuar plot 9 gola për Barcelona B këtë sezon dhe është shënuesi kryesor i katalanasve. /abcnews.al
1-0 !!!! Rodado dévie au premier poteau un corner de Javi Lara et CSC de Manaj ! #VamosIbiza #IbizaBarçaB pic.twitter.com/XobXUWeNw3
— UD Ibiza France (@UDIbizaFrance) April 11, 2021