Bllokohen 21 minatorë në galerinë e karbonit në Kinë

schedule17:55 - 11 Prill, 2021

schedule 17:55 - 11 Prill, 2021

21 minatorë kinezë kanë mbetur të bllokuar në një minierë karboni në provincën e Hutubi, në rajonin e Xinjiang. Këtë lajm e kanë bërë të ditur autoritetet e provincës. Aktualisht autoritetet vendase po punojnë për të shpëtuar 21 minatorët e ngecur në minierë. Në fillim minatorët e bllokuar ishin 29, por tetë prej tyre është arritur të shpëtohen falë ndërhyrjes së forcave speciale.

Megjithatë, ende po kërkohet të lidhet një kontakt me minatorët e bllokuar. Incidenti që shkaktoi bllokimin e tyre, ka ndodhur ditën e djeshme në orën 18.00, me orën lokale. Përgjegjësi I zyrës që menaxhon rastet e emergjencave ka shpjeguar për mediat vendase se ambienti I nëndheshëm I minierës është shumë kompleks, pasi minatorët kanë mbetur të bllokuar në 1.200 metra në thellësi të tokës, dhe se drenazhimi mbetet për momentin shqetësimi kryesor.

Që prej mbrëmjes së djeshme, janë tre skuadrat që po pompojnë ujë me një shpejtësi prej 450 metrash kub në orë, për t’u ardhur në ndihmë minatorëve të bllokuar.

25 Janarin që kaloi, në provincën e Shandong humbën jetën 11 minatorë të bllokuar brenda një miniere. Forcat e emergjencës arritën t’I nxirrnin trupat e pajetë nga një thellësi prej 600 metrash, dy javë pas bllokimit të minatorëve brenda minierës së arit, e shembur pjesërisht për shkak të një shpërthimi./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!