Endri Çekiçi është bërë protagonist në Turqi. Mesfushori pogradecar, te goli i dytë i skuadrës së Ankaragucu kundër Genclerbirligi, kishte mundësinë ta çonte topin në rrjetë vetë.
Futbollisti, i cili në të shkuarën është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, i vetëm me portierin u ndal fillimisht nga ky i fundit.
Gjithsesi topi i kthyer prej “gardianit” gjeti këmbët e Kizildag, i cili pa dashje e devijoi topin, që shkoi në rrjetë dhe ndeshja shkoi 2-0 në favor të Ankaragucu.
Skuadra e Çekiçit fitoi me rezultatin 2-1, ndërkohë që mesfushori e la fushën e lojës në minutën e 87-të dhe në vend të tij u aktivizua Idriz Voca, lojtari i përfaqësueses së Kosovës. /abcnews.al
⚽️ Endri Çekiçi ??? pic.twitter.com/QjvobwxVOD
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 11, 2021