Llixhat e Elbasanit, frekuentues: Rruga të lë për të dëshiruar

schedule16:16 - 11 Prill, 2021

schedule 16:16 - 11 Prill, 2021

Dikush me rekomandim të mjekut, e dikush jo, të gjithë që kanë nevojë përpiqen të gjejnë kurim tek ujërat termal të llixhave në Elbasan.

Zona e llixhave në zonën e Elbasanit njihet ndryshe si zona me ujëra kurative, të cilat përdoren nga një numër i madh banorësh jo vetëm shqiptar, por edhe jashtë trojeve.

Aktualisht ka nisur sezoni i parë i shfrytëzimit të këtyre ujërave dhe në këtë zonë janë një numër i madh shqiptarësh të mbërritur.

Por përpos vlerave kurative që i ka falur zoti,  rruga që të çon drejt Llixhave është e amortizuar. Problem ky i ngritur edhe nga frekuentuesit e tyre që më së shumti janë kosovarë.

Makinën lum ai që e ka të vjetër se rruga ta dëmton shumë”, ka thënë një vizitor.

“Pushteti e di se këtu ka shumë vizitor ndaj është e rëndësishme që të ketë një trotuar dhe rrugë e mirë”, është shprehur një tjetër banor.

Ankesa ka edhe për kanalizimet.

Ka më shumë se 6 vite që vijmë por nuk ka kushte, nuk ka investime”, është shprehur një vizitore.

Ujërat termale të Treganit njihen për vlera të larta terapeutike. Ato rekomandohen për sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës dhe reumatizmës./abcnews.al