Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pas zgjatjes së orarit të lëvizjes, Komiteti Teknik vendos edhe për fluturimet me Britaninë

schedule12:21 - 11 Prill, 2021

schedule 12:21 - 11 Prill, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-Covid. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ora policore zgjatet nga 20:00 e mbrëmjes në 22:00.

Gjithashtu ministrja tha se do të hapen fluturimet me Britanike. Manastirliu u shpreh se vendimi për të rihapur fluturimet me Britaninë vjen  për shkak të përmirësimit të situatës në shtetin ishullor, që ka qenë shembull edhe në procesin e vaksinimit të popullsisë.



Gjithashtu, ministrja në konferencën për shtyp sqaroi se nisja e muajit në Ramazanit më 13 prill ka qenë edhe një nga motivet që i kanë shtyrë për të zgjatur orën e lejuar të qarkullimit të qytetarëve.

“Zgjatet me dy orë edhe aktiviteteve të bareve dhe restoranteve. Nuk ndryshon asgjë nga protokollet e sigurisë. Të gjitha masat do të vijojnë të jenë sic janë, ora policore do të bëhet nga ora 22:00 deri në 06:00. Kjo masë fillon nga dita e hënë.

Impakti i lehtësimit do të monitorohet për një periudhë dy javore. Duke marrë në konsideratë përmirësimin në Britani që ka pasur ecuri në vaksinimi, Komiteti ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Britaninë. Qëndrueshmëria e situatës së epidemisë, ka qenë motivi kryesor i këtyre ndryshimeve. Kemi pasur edhe një arsye tjetër që na ka motivuar, lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramzanit,” deklaroi ministrja. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!