Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se në 25 prill duhet një përmbysje e madhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Ai u kujton qytetarëve të Tiranës numrin që mban në fletën e votimit të listës së PD-së.
“Miq të dashur, vazhdoj t’ju kujtoj se unë do të jem kandidati nr.13 në listën e koalicionit PD-AN nr.9 në Tiranë.
Kësaj here nuk mjafton vetëm një rrotacion, por duhet një përmbysje e madhe.
Ndaj, ju ftoj të votoni të preferuarin tuaj në listën opozitare. Ju faleminderit” shkruan Dash Shehi./ Abcnews.al