Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në “Radarin Informativ” me gazetaren Jonida Shehu, ku ka folur rreth situatës së krijuar prej tre ditësh në aeroportin e Rinasit, si pasojë e bojkotit të kontrollorëve ajror.
Ministrja Balluku ka thënë se situata është kthyer në normalitet pasi shumica e kontrollorëve janë rikthyer në punën e tyre.
Për sa u përket uljes së pagave të kontrollorëve Balluku ka thënë se kompania nxjerr zero fitime dhe pagat varen gjithmonë nga numri i fluturimeve.
“Nëse sot kemi 57% më pak avionë, paratë janë 57% më pak nga sa ishte. Në kontratë shkruhet se qëndron në fuqi sipas rregullave të agjencisë. Dhe aty janë të gjitha rregullat. Shpenzon aq sa merr.” tha Balluku.
Një nga ankesat që kishin kontrollorët ishte edhe pjesa e stresit që po kalonin. Këtë pjesë a ka pranuar edhe vetë Balluku e cila tha se të gjithë kontrollorët duhet të jenë të qetë.
“Kontrollorët duhet të jenë të qetë kur punojnë. Nuk është se i lëvizin avionët me duar. Se dëgjova se kirurgu ka një njeri ne kemi 300. Por jo se avionët ka teknologjinë e vet. Se kanë thënë se avionët mund të përplasen kokë më kokë. Kontrollet kalojë teste psikologjike dhe janë të mirë trajnuar. Nuk bëjnë filma të tillë. E kemi parë një rast të kontrollorit tonë. Megjithatë kontrollorët janë profesionistë dhe ka teknologji nuk janë lodra që të përplasen kokë më kokë. Ka pajisje navigimi. Kontrollorët janë shumë të aftë. Por kanë treguar papërgjegjshmëri.” E.L/abcnews.al/