Fushata politike në vendin tonë sa vjen e bëhet më e “nxehtë” ku vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Shumë kandidatë po përpiqen që të bëjnë sa më shumë për vete votuesit, me takime elektorale. Së fundmi ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka shpërndarë një situatë të pazakontë nga takimi elektoral që Partia Socialiste kishte në Tropojë.
Teksa Aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit fliste me banorët në Tropojë, një flamur i Partisë Demokratike është valëvitur me dron sipër kokave të tyre.
“Fitorja fluturon mbi Tropoje! Magjepese!! Sb” shkruan Berisha.
Kujtojmë se një skemë e ngjashme ndodhi vite më parë në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku përfundoi me ndërprerjen e përballjes . E.L/abcnews.al/