Sërish marijuanë e sekuestruar nga policia italiane në brigjet e vendit fqinj. 45 kilogramë marijuanë e paketuar në qese të zeza u gjetën në brigjet e një rezerve natyrore shtetërore në zonën e Vernolës. Sekuestrimi u bë mëngjesin e së dielës, gjatë një kontrolli përgjatë bregut adriatik. Droga gjendej në rërë, pak metra larg detit. Sipas konfirmimeve të para të policisë italiane, droga është braktisur në det nga trafikantë që ndoshta vinin nga Shqipëria dhe më pas deti e ka sjellë në breg./abcnews.al
Policia italiane sekuestron 45 kilogramë marijuanë në Lecce, vinte nga Shqipëria
schedule15:29 - 5 Nëntor, 2017
schedule 15:29 - 5 Nëntor, 2017