Franca pritet të arrijë kulmin e valës së tretë në 20 Prill

schedule13:48 - 9 Prill, 2021

schedule 13:48 - 9 Prill, 2021

Vala e tretë e koronavirusit mund të arrijë kulmin në 20 Prill, sipas disa ekspertëve.

Sipas parashikimeve, numri i pacientëve të shtruar në spital në rajonin e Parisit pritet të jetë  2,000. Një studim i ri i botuar këtë javë nga Instituti Pasteur i Francës arriti në përfundim se varianti britanik është më  dominues në Francë, 90 për qind e të rriturve do të duhet të vaksinohen para se vendi t’i rikthehet normalitetit pa rrezikuar një valë tjetër.

Sipas ekspertëve, qëllimi për të vaksinuar 90% të të rriturve është pothuajse i pamundur.

“Vaksinimet do të na lejojnë të dalim nga kriza, por do të na duhet të vazhdojmë me kufizimet deri në vjeshtë,” tha Pascal Crepey, bashkëautor i studimit dhe një ekspert në epidemiologji.

Më shumë se 59,000 persona kanë humbur jetën në Francë që nga fillimi i pandemisë. Pavarësisht nga masat paraprake, më shumë se 18,000 raste të reja u regjistruan të enjten, numri më i lartë ditor që nga 20 nëntori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!