Skandali i ngacmimeve seksuale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përhapur duke përfshirë dhe ambiente politike në Francë, Britani të Madhe dhe Austri. Ditët e fundit janë formuluar akuza në rradhët e Frontit Nacional, ndaj deputetëve britanikë dhe atyre austriakë.
Nga Shtetet e bashkuara të Amerikës skandali i ngacmimeve seksuale është përhapur duke përfshirë ambiente politike në Francë, Mbretëri të Bashkuar dhe Austri. Pa ministrit britanik të mbrojtjes Majkëll Falon dhe deputeti konservator Çarli Elfik, 45 vjeç u shkarkua nga posti i tij pas akuzave për ngacmime seksuale dhe aktualisht është nën hetim.
Për shkak të numrit në rritje të deklaratave dhe akuzave kundër njerëzve në pushtet, partitë politike britanike deklaruan këtë javë se do të miratojnë një kod sjelljeje të brendshëm. Ai do të jetë më i ashpër dhe kushdo që do ta shkelë do të jetë nën hetim. Kryeministrja britanike Tereza Mej do të takohet të hënën me liderët e opozitës, laburistin Xheremi Korbin dhe liberaldemokratin Vins Kabëll për të studiar masat që priten të miratohen në parlament.
Në Vienë, deputeti Peter Pilz, zyrtar historik i të gjelbërve, dha dorëheqjen pas akuzave për ngacmime seksuale të cilat ai i mohon. Sipas asaj që shkruan Lë Monde, në një shkrim të gjatë ivestigativ, disa gra kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht nga drejtues të Partisë Fronti Ncional, por partia franceze e ekstremit të djathë nuk ka reaguar ndaj këtyre ngjarjeve.
Ndërkohë në Hollivud vijon të zbehet figura e Kevin Spacey, pas akuzave të aktorit Anthony Rapp se ishte ngacmuar seksualisht nga ai në vitin 1986 kur ishte vetëm 14 vjeç. Ditëtë e fundit një ish asistent produksioni i serialit të famshëm “‘House of Cards”, pranoi se aktori e kishte sulmuar seksualish. Por dhe disa pjesëtarë të tjerë të kastit konfirmuan se Spacey kishte treguar sjellje jo të zakonshme gjatë xhirimeve. Netflix bëri të ditur se nuk do të përfshihet në produksione të tjera që do të kenë si pjesë të stafit dhe Kevin Spacey. Sipas Hollivud Reporter, skenaristët e serialit po ndryshojnë çdo gjë në mënyrë që personazhi i nterpretuar nga Spacey të mos jetë pjesë e filmit./abcnews.al