Në duet, infektohen me Covid-19 Xhesika dhe Klinti! Këngëtarja: Më thanë vdeksh, skandal!

schedule17:54 - 8 Prill, 2021

schedule 17:54 - 8 Prill, 2021

Klinti Çollaku dhe Xhesika Polo së fundmi janë prezantuar në Këngën Magjike me një duet. Ata jo vetëm që bashkëpunojnë, por janë edhe miq shumë të ngushtë.  Sot në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi  treguan më shumë për miqësinë e tyre, por dhe për mënyrën se si erdhi bashkëpunimi.  Të dy sapo kanë festuar ditëlindjen dhe gjithashtu sapo kanë kaluar Covid 19. Ata e kaluan me simptoma të lehta saqë Xhesika u shpreh me nota humori: “Nga 2 mijë e 800 shpirtra që kam, më ngelën 2 mijë e 799”.

Ermali i pyet në lidhje me kompromiset që mund të bëjnë sa i takon muzikës, por të dy janë të mendimit se duhet te sjellin produkte ku janë vetvetja. “Tek kënga “Më s’më gjen” është një nga këngët e mia më të suksesshme, numëron shumë klikime në Youtube. Njerëzit mua më kanë dashur kështu’ – tha Klinti.

“Të bëj një këngë të tillë ku unë të nxjerrë b*thën që të marr 1 milionë views . Unë kam turp ta shoh veten në ato këngë. Mua ma nxorrën dhe prapë 50 mijë views kam marrë”, tha Xhesika duke qeshur.

Ajo shtoi se gjysmat e tyre janë të blerë sepse 1 milionë views brenda ditës nuk i kapin dot artistët ndërkombëtarë.  Ndërsa u ndalën mbi ndjesinë që festivalet u lënë, përtej shakasë Xhesika shtoi se e ka vuajtur sepse ka marrë komente shumë negative. ‘Më thane edhe vdeksh, më thanë kërko edhe falje’– shtoi këngëtarja teksa shtoi se foto për veshjen e Festivalit ishte një montim skandaloz.

Nga ana tjeter, teksa Klinti tha se u mërzit nga përjashtimi i tij në Festivalin e Kengës teksa Xhesika tha se kur mësoi për mosfutjen e Klintit në finalen e Festivalit kishte filluar të qante duke harruar fare që ajo vetë ishte në finale. /abcnews.al