Drejtori i Hipotekës së Shkodrës Zamir Leka dhe një juriste e këtij institucioni janë arrestuar pasditen e sotme.
Kreu i Hipotekës akuzohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj juristes Frida Mirashi.
Drejtori Leka është ndaluar në kohën që ndodhej në zyrën e tij.
Gjate hetimeve ka rezultuar se Leka pranonte ryshfete nga persona të ndryshëm në këmbim të regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit etj.
Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion u vu ne pranga.
Vetëm dy ditë më parë gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë arrest me burg për një ish-zyrtar të këtij institucioni dhe dy sekserë, të cilët do të ndihmonin një qytetar për nxjerrjen e një çertifikate pronësie kundrejt parave. /abcnews.al