Dosjet sekrete të CIA-s për vrasjen e Kennedy zbulojnë jetën e “dyfishtë” të Martin Luther King

schedule15:11 - 5 Nëntor, 2017

schedule 15:11 - 5 Nëntor, 2017

Dokumentet e CIA-s të publikuara së fundmi mbi hetimin për vrasjen e presidentit amerikan Kenedi kanë nxjerrë në dritë dhe jetën e dyfishtë të Martin Luther King, i cili ndër të tjera thuhet se ka një vajzë të jashtëligjshme.

Mes dokumenteve për vrasjen e presidentit amerikan Xhon Fitzexherald Kenedi të publikuara me vendim të kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp, kanë dalë në dritë dhe dosje të FBI që përshkruajnë jetën e dyfishtë të Martin Luther King. Mbrojtësi i të drejtave civile ka marrë pjesë në orgji, ka një vajzë të paligjshme si dhe ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me këngëtaren Joan Baez. Nuk është e qartë nëse informacionet që datojnë në 1968-n janë verifikuar ndonjëherë.

Nuk dihet gjithashtu se si Fbi, e cila prej vitesh ëhstë përpjekur të diskretitojë figurën e tij, kishte në dorë dokumente të tilla së bashku me ato mbi vrasjen e presidentit Kenedi, i cili nuk përmendet asnjëherë në këto dosje.

Gjithashtu në këto dokumente flitet dhe për lidhje të King me organizata komuniste si dhe për evazione fiskale. Në mënyrë të veçantë aktivisti rrethohej me këshilltarë të cilët kishin lidhje të forta me partinë komuniste amerikane madje ai përshkruhet si një marksist i sinqertë.
Ndërkohë në dokumentet e reja mbi vrasjen e Kenedi, të papublikuara më parë, cilësohen si të pabazuara informacionet për lidhjet mes Lee Harvey Osvald dhe Cia.

Bëhet fjalë për 676 dokumente të cilat i shtohen atyre të publikuara një javë më parë. Por presidenti amerikan ka vendosur të mbajë ende sekrete disa nga dokumentete duke kërkuar 6 muaj të tjerë për vlerësimin e tyre duke premtuar se do të publikohen gradualisht. Këto të fundit janë më të pakta në numër në krahasim me ato të publikuara por përmbajnë më shumë informacione që do të publikoheshin për herë të parë./abcnews.al