Forcat e NATO-s të pozicionuara në Letoni kanë filluar stërvitjen e përvitshme të mjeteve të blinduara përmes një ceremonie të veçantë.
Komanda e kësaj force ka publikuar pamje nga fillimi i stërvitjes ku duken të gjitha tanket e grupit të pozicionuara në formë rrethi duke qëlluar në ajër.
Pjesë e forcave të NATO-s të vendosura në Letoni është edhe ushtria shqiptare, e cila operon kryesisht me repartin e çminimit.
Prej disa vitesh NATO ka vendosur një forcë të përhershme në Letoni duke mbrojtur vendet balltike nga kërcenimi Rus. Gjithçka nisi pasi Rusia destabilizoi Ukrainën pas revolucionit të 2014 që rrëzoi presidentin pro-rus Janukoviç. /abcnews.al