“Në Elbasan marrim 7-8 mandate”, Boçi në ABC: Situata pritet të shpërthejë javën e fundit

schedule09:39 - 8 Prill, 2021

schedule 09:39 - 8 Prill, 2021

Kandidati për deputet i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi ka qenë i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” ku ka folur rreth situatës politike në Elbasan.

Sipas Boçit java e fundit do të ketë tensione të shtuara, ku nuk përjashton edhe skenarët e dhunës.

“Elbasani elektoratin “Gri” e ka më të madhe se qytetet e tjera. Në Elbasan kjo pjesa gri lëviz dhe përcakton më pas fituesin e garës. Në 2009 po ashtu përcaktoi fitoren e PD-së, ku mori 7 deputetë. Kjo përplasje reflektohet për shkak të historisë së shkurtër. Ka një investim jo ligjor nga qeveria. Nëse flitet për banda, ajo kryesorja është qeveria. Ka marr peng mësuesit, infermierët biznesin etj. Situata pritet të shpërthejë në javën e fundit. Ka të bëjë me filozofinë” ka thënë Boçi.

Ndërkohë ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë, se po mbledh kartat ID të administratës duke thënë se në këtë mënyrë intimidon votuesit që mbështesin PD duke mos i lënë të votojnë.

“Mbledhja e kartave ka filluar shumë më herët se fushata. Janë detyruar të sjellin fotokopje. Më pas në momentin aktual ju kërkohet edhe karta fizike. Pra strategjia e Ramës është të ngushtojë votuesit se rrit dhe intimidon përkrahjen. Se ka zgjatim të bandës. Bën seleksionimin e tyre. Karta nuk u jepet elektoratit  gri. Karta u mungon në momentin që voton. Kanë shtyrë, infermierë, mësues, por edhe biznesin. Deri tek biznesi i madh. Është një situatë anti ligjore. Dhe nuk do prodhojë zgjedhje të ndershme por janë manipuluese.” Shtoi Boçi.

Boçi ka shtuar se në Elbasan, PD-ja do të marrë 7-8 mandate.

“Si PD, do e përkufizoja dalje e PD  forcë e parë. Mund të variojë në 7 deri në 8 deputetë. Luciano Boci është deputet, sipas parashikimeve. Kam hyrë deputet në listën e partisë. Herësi është sfidë personale e imja. Për atë që kam investuar.” tha ai.

Për sa i përket incidenteve të mundshme që mund të shpërthejnë para zgjedhjeve Boci ka thënë se PD është e përgatitur për të gjitha skenarët dhe kanë mënyrat e tyre të reagimit në të gjitha format.

“Aktet kanë qenë në vazhdimësi. Dalja përball e neve si kandidat. Do jemi në vijën e parë të përplasjes dhe do japim garanci për zgjedhësit tanë. Kemi kohë ta rrisim këtë 2 mijë apo tre mijë votash e elektoratit gri. Të kompensojë diferencën e madhe. Të marrim mandatet që na takoj. Rama nuk do heq dorë as javën e fundit. Kemi mënyrën e marrjes së masave tona. Nuk kemi dalë si njerëz pa përkrahje. Jo kemi marrë të gjitha masat me të gjitha format për ta orientuar aty ku do votuesi dhe ju ku do Rama. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!