Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një tjetër bllokim të shkurtër për të ndihmuar në luftimin e numrit në rritje të rasteve me Covid në vend.
Një zëdhënëse e udhëheqëses gjermane tha se qeveria po bënte thirrje për bllokim “të shkurtër dhe uniform” në të gjithë vendin për të frenuar një valë të tretë të infeksioneve.
Zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer tha se shumëllojshmëria e rregullave të miratuara nga shtete të ndryshme e ka bërë të vështirë situatën, sipas Bild .
“Shumëllojshmëria e rregullave që janë miratuar nuk kontribuojnë në sigurinë dhe pranimin për momentin,” tha Demmer sot.
Në fillim të kësaj jave, shefi i partisë së CDU dhe udhëheqësi i shtetit gjerman perëndimor të Nordrhein-Westfalen bëri thirrje për një “mbyllje tre-javore për të ndaluar infeksionet, raporton Bild.
Pak ditë më parë, Merkel pranoi se kishte bërë gabim pasi urdhëroi mbylljen e vendit gjatë Pashkëve. g.v/abcnews.al