Ehat Miftaraj: Ligji për zgjedhjet s’mund të ndryshohet brenda disa orëve, cenohet demokracia

schedule20:22 - 7 Prill, 2021

schedule 20:22 - 7 Prill, 2021

Lëvizja Vetëvendosje u përpoq të ndryshonte brenda natës, me procedurë të përshpejtuar, pa u konsultuar me askënd, ligjin për zgjedhjet, por nuk ia doli për shkak të votës së opozitës.

Miratimi me procedurë të përshpejtuar kërkonte votën e dy të tretës së deputetëve në parlament. Shoqëria civile në Kosovë reagoi ashpër. Ja çfarë thotë Ehat Miftaraj, kreu i Institutit të Kosovës për Drejtësi:

“Ligji për zgjedhjet nuk mund të ndryshohet dhe plotësohet brenda disa orëve sic ishte tentativa e Lëvizjes Vetëvendosje. Çdo tentativë e tillë, cdo iniciativë e tillë pa dyshim që cenon rëndë demokracinë në Kosovë, cenon rëndë parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!