Nga Linda Karadaku
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut shtyu përfundimisht regjistrimin e popullsisë brenda vendit për në shtator, sipas marrëveshjes së arritur nga dy partitë më të mëdha maqedonase. U rrëzuan gjithashtu mbi 200 amendamente të paraqitura nga partitë opozitare shqiptare.
Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës, fajëson për këtë Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, duke thënë se ata bënë tradhti klasike. Ja çfarë thotë për këtë në emisionin Ballkan, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela
“Siç kemi deklaruar, këtë proces e kanë në dorë shqiptarët, të gjithë deputetët shqiptarë, dhe ne nuk arritëm dot si opozitë shqiptare që ta bllokojmë shtyrjen duke bllokuar këtë propozim ligj që parashihte shtyrjen sepse ne u tradhtuam në mënyrë klasike. Ne kemi 33 deputetë, shqiptarët në parlament, por gjysma prej tyre, janë njerëz që tradhtojnë një popull të tërë, të kaluarën dhe të ardhmen e tij” tha ai./ Abcnews.al