“Nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin

schedule19:12 - 7 Prill, 2021

schedule 19:12 - 7 Prill, 2021

Albërije Hadërgjonaj është padyshim një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku krahas karrierës së saj, u ndal dhe tek përplasja që ka patur me Ardit Gjebrean.

Dhe më parë, Albëria ka treguar se arsyeja që nuk flet me moderatorin lidhet mbi mënyrën e votimit tek “Kënga Magjike”. “U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe tek “Kënga Magjike”, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplasje.

Ndoshta atij nuk i pëlqeu por mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi.”, u shpreh ajo. /abcnews.al