Çifti i njohur, Almeda dhe Tolgahan do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Ata do të bekohen me një vajzë duke e bërë kështu Efehanin me motër.
Almeda është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe sot ka postuar një video ku tregon barkun e rrumbullakosur duke e përkëdhelur. Vihet re që modelja duket po aq e bukur sa gjithmonë.
Kujtojmë që Almeda bashkë me familjen e saj është infektuar me Covid-19.
“Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19”, njoftoi ajo pak ditë më parë./abcnews.al