Policia në Lezhë në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar një 46-vjeçar i cili kërkohej nga drejtësia italiane për trafikim narkotikësh. Arrestimi i Ermir Lekstakajt në bashkëpunim me Interpolin u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Lekstakaj, banues në fshatin Balldre ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për trafik narkotikësh, dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Po ashtu, 46-vjeçari është dënuar nga gjykata e Firences edhe për plagosje, rrëmbim personi e kundërshtim të punonjësit të policisë. sb/abcnews.al/