Qeveria federale nuk do të imponojë përdorimin e pasaportave të vaksinimit udhëtarëve amerikanë, tha sot eksperti i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci.
Duke folur në “Politico Dispatch”, Fauci argumentoi se amerikanët nuk do të kenë nevojë të paraqiesin “pasaporta vaksinimi” si provë se janë vaksinuar kundër Covid.
Sidoqoftë, ai e la të hapur mundësinë që disa kompani dhe institucione arsimore të kenë politikën e tyre në lidhje me vaksinimin e koronavirusit.
“Qeveria federale e SHBA nuk do të japë një urdhër të ngjashëm,” sqaroi epidemiologu kryesor amerikan.
Dhe kur u pyet kur mendon se njerëzit në Shtetet e Bashkuara mund të jenë në një kinema plot me maska për të parë një film. “Unë mendoj se do të jetë vonë vjeshta ose fillimi i dimrit kur ne mund ta bëjmë këtë gjë,” tha ai. /abcnews.al