Sabatini del në mbrojtje të Dybala: Ata mblidhen ashtu çdo të mërkurë

schedule14:37 - 6 Prill, 2021

schedule 14:37 - 6 Prill, 2021

Paulo Dybala, Arthur Melo dhe Weston McKennie u përjashtuan nga derbi me Torinon fundjavën që lamë pas për shkak se morën pjesë në një festë të organizuar nga mesfushori amerikan.

Mirëpo, mesa duket skandali vijon të zgjerohet dhe këtë herë është e dashura e Dybalës, Oriana Sabatini, ajo që ka traguar padashje të gjithë të vërtetën.

“Ajo nuk ishte një festë klandestine. I dashuri im mori pjesë në një darkë, siç ndodh çdo të mërkurë. Çdo javë janë po të njëjtët persona, por këtë herë nuk ishin më shumë se dhjetë. Nuk është e vërtetë që ishin mbi njëzet, ashtu siç u tha në media”, deklaron modelja për emisionin argjentinas “Lam”.

Sabatini kërkonte ta mbronte partnerin e saj, por tashmë ajo e përkeqësoi akoma dhe më shumë situatën. Kujtojmë që Torino dhe Piemonte ndodhen në zonën e kuqe që nga 15 marsi dhe ka një orë policore që të lejon të lëvizësh deri në orën 22:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!