10 ushqimet me më shumë vlera ushqyese në botë

schedule12:23 - 6 Prill, 2021

schedule 12:23 - 6 Prill, 2021

Një studim ka zbuluar se kush janë ushqimet që mbartin më shumë vlera ushqyese, të cilat plotësojnë kërkesat tona ditore. Më poshtë abcneës.al po ju tregon se cilat janë këto ushqime!

1. Bajamet

Bajamet janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, të cilat promovojnë shëndetin e zemrës.

2. Cherimoya

Mund të mos keni dëgjuar më parë për këtë frut me tul, që ka shije të ngjashme me bananen dhe ananasin. Cherimoya është e pasur me fibra, vitaminë C dhe kalium.

3. Purteka e oqeanit

Purteka e oqeanit është një lloj peshku që gatuhet shumë lehtë. Është i pasur me proteina dhe me pak yndyrë të ngopur, informon abcnews.al.

4. Peshku petashuq

Nëse keni probleme me merkurin, ky peshk është përgjithësisht i ulët me këtë element. Nga ana tjetër peshku është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe vitaminës B.

5. Fara Chia

Farat e vogla Chia janë një superushqim. Ato janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibra, informon abcnews.al.

6. Fara kungulli

Farat e kungullit kanë veti ant-inflamatore, janë të pasura me zink dhe forcojnë sistemin imunitar.

7. Chard-i zviceran

Chard-i zviceran është një zarzavat me gjethe, i pasur me vitamina K, A dhe C, informon abcnews.al.

8. Dhjami i mishit të derrit

Mund t’ju duket e habitshme, por sipas hulumtimeve yndyra e mishit të derrit furnizon me lëndë ushqyese.

9. Panxhari

Panxhari është një zarzavat që shpesh herë injorohet. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminave K, A dhe C.

10. Peshku Snappter

Peshku Snappter është shumë i shëndetshëm, por kujdes nga marrja e tepërt sepse ka merkur. Rekomandohet njëherë në javë./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!