Java 27/ Duele delikate dhe derbi në Laç, FSHF bën planin final për Superioren

schedule11:13 - 8 Prill, 2021

schedule 11:13 - 8 Prill, 2021

Superiorja ka një plan final për ndeshjen e fundit të fazës së tretë. FSHF ka konfiguruar oraret dhe ditët e ndeshjeve, teksa java e 27-të do të mbyllet në “Elbasan Arena” me ndeshjen mes Partizanit dhe Bylisit.

Ky duel zhvillohet të dielën prej orës 16:00, ndërkohë që ndeshjet e tjera do të zhvillohen të shtunën. Gjithçka nis prej orës 13:00. Skënderbeu, pas dy fitoreve me Apoloninë dhe Kukësin, do të tentojë të ndalë vrullin e Tiranës që po tenton të rifutet në garë për titullin kampion.

Në Kamzë Kastrioti e ka finale me Kukësin dhe një fitore do i qetësonte krutanët në garën për mbijetesë dhe do ishin verilindorët ata që do të përfshiheshin në stresin e zonës “play-out”.  Në orën 16:00 luhen dy duelet e tjera.

Laçi-Vllaznia, derbi i veriut, tërheq vëmendjen. Kurbinasit i kanë fituar dy ndeshjet e mëparshme me shkodranët dhe do tentojnë ta përsërisin këtë gjë, për të vijuar garën për titullin kampion. Kuqeblutë sigurisht shkojnë për të marrë pikë në këtë transfertë.

Teuta kryesuese e Superiores luan në të njëjtën orë, në Fier kundër Apolonisë së vendit të fundit. Sigurisht durrsakët kanë marrë mjaftueshëm mësime më parë dhe nuk mund të gabojnë ndaj një ekipi që luan pa presion dhe prodhon futboll. /abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 27
E shtunë, më 10 prill 2021

Ora 13:00 | Skënderbeu-Tirana
Ora 13:00 | Kastrioti-Kukësi
Ora 16:00 | Apolonia-Teuta
Ora 16:00 | Laçi-Vllaznia

E diel, më 11 prill 2021
Ora 16:00 | Partizani-Bylis

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!